Zhegrova vazhdon shkëlqimin, asiston dy herë në fitoren ndaj Luzern

Ylli i Baselit, Edon Zhegrova vazhdon me formën mahnitëse.

Sport

28/11/2021 18:43

Zhegrova ishte thjeshtë brilant edhe në takimin e sotëm ndaj Luzernit, ku Basel arkëtoi pikët e plota me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net

Kosovari asistoi dy herë për 59 minuta sa ishte në fushë. Fillimisht asistoi për Arthur pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa asistimin e dytë e bëri katër minuta pasi nisi pjesa e dytë për Petretta.

Ndërkohë, goli i vetëm i Luzernit ishte asistuar nga kosovari tjetër David Domgjoni.

Basel me këtë fitore renditët e dyta në tabelë me 29 pikë, dy më pak se lideri Zurich, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Zhegrova në Superligën e Zvicrës ka shënuar dy herë dhe asistuar gjashtë herë tjera./Lajmi.net/