Zhegrova turpëron shokët e skuadrës në stërvitje – driblim dehës nga kosovari
Edon Zhegrova ka shpërthyer në stërvitjen e sotme të Lille.

Sport
Anësori i kombëtares së Kosovës po e merr veten mjaft mirë te skuadra franceze, Lille.
Lojtari bëri debutimin e tij ndaj PSG dhe ishte afër të regjistronte një asistim, po që shoku i tij të tregohej më i saktë në goditje.
Spektakli i Edonit ka vazhduar edhe në stërvitje. Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq ‘Edonin e vërtetë’, përcjell lajmi.net.
Lojtari shihet tek merr topin dhe driblon shokët e skuadrës pa asnjë problem.
Njëri nga ta turpërohet keq, duke i kaluar topi poshtë këmbëve. /Lajmi.net/
Zhegrova doing Edon things!
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) February 8, 2022