Zhegrova shfrytëzon për mrekulli mundësinë e dhënë, zë vend në formacionin e javës në Zvicër

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shfrytëzuar për mrekulli hapësirat e dhëna nga trajneri i Basel.

Sport

15/04/2019 13:12

Zhegrova, i cili është anëtar i Genk, por luan në formë huazimi tek skuadra e Basel, nuk ka pasur hapësira deri më tani në formacionin e skuadrës zvicerane.

Në ndeshjen e fundjavës, skuadra e Edonit do të përballej me Grasshoppers, trajneri Marcel Koller vendosi t’i jap hapësira talentit kosovar.

Zhegrova luajti për plotë 75 minuta, në një takim në të cilin prodhoi dy mundësi të mira shënimi për skuadrën e tij.

Anash dy goditjeve, anësori i Kosovës pati edhe shumë depërtime të suksesshme, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

20 vjeçari ishte shpallur lojtari i ndeshjes, por performanca e tij duket se është vlerësuar edhe më shumë se aq.

Emri i Edon Zhegrovës figuron edhe në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Ai është i vetmi nga skuadra e Basel që ka zënë një vend aty.

Me siguri se Koller do t’i besoj tashmë reprezentuesit të Kosovës edhe në ndeshjet tjera, pasi pas ndeshjes është shprehur i lumtur me progresin e kosovarit. /Lajmi.net/