Zhegrova mbetet në stol, Juventusi fiton ndaj Cremoneses në debutimin e Spallettit
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Cremoneses në ndeshjen e javës së 10-të në Serie A. Që në minutat e para të takimit, “Zonja e Vjetër” tregoi vendosmëri për të marrë tri pikët. Filip Kostić realizoi që në minutën e 2-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës mysafire. Me rezultatin 1:0 për Juventusin u…
Sport
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Cremoneses në ndeshjen e javës së 10-të në Serie A.
Që në minutat e para të takimit, “Zonja e Vjetër” tregoi vendosmëri për të marrë tri pikët. Filip Kostić realizoi që në minutën e 2-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës mysafire. Me rezultatin 1:0 për Juventusin u mbyll pjesa e parë, transmeton lajmi.net.
Në pjesën e dytë, bardhezinjtë e dyfishuan avantazhin me golin e Andrea Cambiasos në minutën e 68-të.
Vendasit arritën të ngushtojnë diferencën në minutën e 83-të, me Jamie Vardyn që shënoi për 1:2, por ishte tepër vonë për të ndryshuar rezultatin.
Trajneri Luciano Spalletti debutoi me fitore në stolin e Juventusit, ndërsa nuk i dha asnjë minutë loje kosovarit Edon Zhegrova, i cili qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë në tabelë./lajmi.net/