Zhegrova mbërrin në Prishtinë para ndeshjeve të Kosovës, publikon fotografi nga aeroplani

Edon Zhegrova ka mbërritur në Prishtinë para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Izraelin me 25 mars, ndërsa tri ditë më vonë luan në Prishtinë me Andorrën, shkruan lajmi.net. Futbollisti i Lille, Edon Zhegrova është përfshirë në listën e “Dardanëve” për këto dy ndeshje…

Sport

20/03/2023 09:42

Edon Zhegrova ka mbërritur në Prishtinë para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Izraelin me 25 mars, ndërsa tri ditë më vonë luan në Prishtinë me Andorrën, shkruan lajmi.net.

Futbollisti i Lille, Edon Zhegrova është përfshirë në listën e “Dardanëve” për këto dy ndeshje hapëse të ciklit kualifikues.

Zhegrova ka publikuar një fotografi në aeroplan mëngjesin e të hënës (sot).

23-vjeçari do t’i bashkohet sot ekipit kombëtar të Kosovës.

Reprezentacioni i Kosovës nis pikërisht sot përgatitjet për ndeshjen e parë kundër Izraelit në Kampin Nacional në Hajvali nga ora 16:00.

Kosova ndodhet në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. /Lajmi.net/