Flasin prindërit e 13 vjeçares së zhdukur: Dyshojmë tek bariu që karikonte telefonin tek ne

Një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçare, është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 të Sarandës prej dy ditësh dhe ende nuk dihet për fatin e saj. Denoncimin për zhdukjen e 13­vjeçares L.Q., e ka bërë nëna e saj, Floresha Qorri, 46 vjeçare.

Lajme

05/07/2016 14:44

Sipas kallëzimit të saj në Polici, vajza e saj, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën 9­ vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, është larguar nga banesa rreth orës 16:00 të datës 2 korrik. Prindërit e të miturës janë mjaft të shqetësuar për vajzën e tyre dhe i bëjnë apel asaj të kthehet në shtëpi.

Sipas Maksim dhe Floresha Qorrit, vajza e zhdukur është fëmija i tretë i tyre, është binjake me një vajzë tjetër. “Vajza është në klasë të 7-­të, është e urtë, vajzë që mëson në shkollë. As ‘Facebook’ e as shoqëri të zgjeruar nuk ka. Nuk dimë ç’të themi, veç se i bëjmë apel të kthehet. Kemi dyshimet tona dhe i kemi denoncuar edhe në polici, për një person që vinte shpesh në shtëpinë tonë, për të karikuar telefonin.

Që nga dita që ka ikur nga shtëpia vajza, as ai nuk duket”, thanë prindërit e vajzës. Ata kanë hedhur dyshime te 33­ vjeçari nga Gramshi, i quajtur Gentian Zogu, që punonte si bari në Sarandë.