Zhduket Shesheli

Rreth 40 mbështetës dhe sipmatizantë të Partisë Radikale Serbe, kanë pritur me orë të tëra aterimin e aeroplanit ku do të duhej të ishte lideri i tyre,Vojsllav Sheshel, por pa sukses. 

Lajme

08/11/2014 09:01

Aeroplani që arriti nga Aeroportin e Beogradit nga ai i Amsterdamit, edhe pse do të duhej që brenda të kishte edhe udhëheqësin radikal serb, kjo nuk ndodhi.

Një stjuardesë e këtij aeroplani, ka thënë për mediat serbe se Shehsli është dashur që të fluturojë me aeroplanin e djeshëm, i cili kishte ardhur nga aeroporti i Amsterdamit, por, sipas saj, gjithçka ka ndryshuar në momentin e fundit, transmeton lajmi.net.

Rreth orës 23:00, dhjetra simpatizantë të Sheshlit dhe ekipe televizive, ishin mbledhur te terminali i Aeroportit “Nikola Tesla”, por pas gjysmë ore, u larguan pasi që panë se “idhulli” i tyre nuk erdhi.

Ndërkohë, në Beograd është përgatitur një tubim i madh, kur pritet që një numër i madh i radikalëve serbë të marrin pjesë, në pritje të liderit të tyre.

Sheshel është liruar përkohësisht për mbrojtje në liri nga Tribunali i Hagës, pas një garancie të dhënë nga Qeveria e Serbisë.

Ai akuzohet për një sërë veprash që kanë të bëjnë me krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci por edhe në Vojvodinë.