Zhduket një vajzë e mitur në Istog
Në qytetin e Istogut është raportuar një vajzë e mitur. Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre të fundit ditor, shkruan lajmi.net. Raportimin për rastin në polici e ka bërë nëna e viktimës, dhe ka thënë se nuk e di se ku ndodhet vajza e saj. “Banjë, Istog 02.12.2023, 12:00. Ankuesja…
Lajme
Në qytetin e Istogut është raportuar një vajzë e mitur.
Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre të fundit ditor, shkruan lajmi.net.
Raportimin për rastin në polici e ka bërë nëna e viktimës, dhe ka thënë se nuk e di se ku ndodhet vajza e saj.
“Banjë, Istog 02.12.2023, 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net