Zhduket një person në Pejë, familja në kërkim të tij
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Peja nuk është parë nga familja e tij që nga mëngjesi i djeshëm.

Lajme
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij që nga mëngjesi ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende dhe nuk dihet vende ndodhja e tij. Sipas ankuesit vëllai i tij vuan nga një sëmundje psikike dhe përdor terapi. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, shkruhet në njoftimin e dërguar nga PK. /Lajmi.net/