Zhduket një 15-vjeçare shqiptare në Gjermani, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja Rahmone Jusufi, është shpallur e zhdukur që nga 11 shtatori. Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e shqiptares e cila jeton me familjen e saj në Gjermani. Për gjetjen e saj, ndihmë po kërkojnë familja e saj dhe policia. 15-vjeçarja ishte nisur për në shkollë në ditën kritike, shkruan gazeta gjermane Bild…
Bota
15-vjeçarja Rahmone Jusufi, është shpallur e zhdukur që nga 11 shtatori.
Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e shqiptares e cila jeton me familjen e saj në Gjermani.
Për gjetjen e saj, ndihmë po kërkojnë familja e saj dhe policia.
15-vjeçarja ishte nisur për në shkollë në ditën kritike, shkruan gazeta gjermane Bild përcjell Klankosova.tv
Hetuesit fillimisht kërkuan tek të afërmit dhe të njohurit, por kjo sipas tyre nuk kishte sukses.
Fotografia e saj është shpërndarë kudo për të kërkuar ndihmë për gjetjen e të miturës.
Siç shkruan gazeta e njohur gjermane, Rahmone Jusufi kishte një pulovër të zezë-gri, një palë pantallona sportive dhe atlete të bardha.
Kërkesa për ndihmë u shpërnda nga familjarët në rrjetet sociale.
Së fundi thuhet se ajo ishte parë në Hans-Warsch-Platz, Ludwigshafen.