Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Zhduket nga radarët aeroplani me 38 persona në të

8:12 | 10 Dhjetor 2019

Forcat ajrore të Kilit njoftuan se e kanë humbur kontaktin me një aeroplan në të cilin ndodheshin 38 persona. Aeroplani i zhdukur ishte nisur drejt bazës së Kilit në Antarktik.

Një njoftimin e forcave ajrore thuhet se autoritetet e kanë shpallur alarmin dhe i kanë aktivizuar ekipet e kërkim-shpëtimit pas humbjes së kontaktit me aeroplanin në mbrëmjen e së hënës.

Në aeroplanin e tipit “Hercules C-130” ndodheshin 21 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. Ata e kishin nisur këtë udhëtim për ta kontrolluar një rrjet karburantesh në bazën e Kilit në Antarktik.

Presidenti i këtij shteti, Sebastian Pinera, njoftoi përmes rrjetit Twitter se ndodhet me ministrin e brendshëm dhe ministrin e mbrojtjes në selinë qendrore të forcave ajrore për t’i vëzhguar zhvillimet në lidhje me këtë rast.

Aeroplani i zhdukur ishte nisur nga Kili në orën 5 të pasdites sipas kohës lokale, ndërsa kontakti me të u humb në orën 6 e 13 minuta. Sipas njoftimit të forcave ajrore, moti ishte i mirë në kohën kur kontakti me aeroplanin u humb.

Autoritetet e kanë dërguar një anije kërkimi në hapësirën ku besohet të ketë qenë aeroplani në kohën e humbjes së kontaktit me kontrollin ajror, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.