Zhduket fëmija nga Kosova bashkë me shokun e vet gjerman
Informacionin për vendndodhjen e dy djemve e pranon inspektorati policor në Neuburg në numrin e telefonit (0 84 31) 67 11-0.
Lajme
Dy fëmijë janë larguar nga shtëpitë e prindërve të tyre dhe që atëherë, vendndodhja e tyre është e panjohur, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Siç raportohet nga policia, bëhet fjalë për 13-vjeçarin Leon Bitiq dhe Martin Mändl 12-vjeçar nga Neuburgi, të cilët rreth orës 11:00 të mërkurën në mbrëmje, janë nisur nga shtëpitë e prindërve të tyre pa u vënë re dhe nuk janë kthyer më.
Sipas policisë, të dy djemtë e miqësuar kanë dalë së bashku, por vendndodhja e tyre aktuale nuk dihet, shkruan albinfo.ch.
Leon Bitiq është rreth 160 centimetra i gjatë, i fortë dhe i veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë dimri të zezë, informon Albinfo.ch.
Martin Mändl është rreth 170 centimetra i gjatë, i hollë dhe i veshur me një xhaketë gri dhe pantallona tuta të zezë.
Informacionin për vendndodhjen e dy djemve e pranon inspektorati policor në Neuburg në numrin e telefonit (0 84 31) 67 11-0.