Zhduket aeroplani me 15 policë në Indonezi

Një aeroplan dymotorësh i policisë në Indonezi u zhduk të shtunën me 15 njerëz në bord gjatë rrugës për në ishullin Batak, në jug të Singaportit, siç thanë policia dhe ekipet e shpëtimit që nisën kontrollin e zonës për Reuters,përcjellë syri.net.

Bota

04/12/2016 09:21

Aeroplani, që u nis nga Pangkal Pinand në ishullin Bangka në orën 9:30 të mëngjesit mendohet të jetë përplasur diku ndërmjet dy ishujve, Mensanak dhe Sebangka ose Gentar, sipas njoftimit të Policisë.

Një ekip kërkimi ka gjetur sende të identifikuara se i përkasin avionit të zhdukur, përfshirë ndenjëse, valixhe dhe dokumente që i përkasin pasagjerëve.

“Ne kemi gjetur mbetje”, tha shefi Bambang Soelistyo për Reuters, duke shtuar se ishin duke kërkuan në një zonë 200 milje katror në det.

Për të mbijetuar nuk ka deri tani asnjë njoftim.