Zhduket 53 vjeçari nga Prellovci i Skenderajt

Elmi Zymeri 53 vjeçar nga fshati Prellovc i Skenderajt është zhdukur prej më shumë se tre javë. 

Lajme

26/05/2014 16:20

Policia në Skenderaj bënë të ditur se më datë 7 maj, në stacionin e policisë, është raportuar për një rast ‘person i zhdukur’, ku pas procedurave administrative policore, përfshirë deklaratën e anëtarit të familjes, policia është vënë në kërkim dhe në mbledhje të informacioneve për personin e raportuar si të zhdukur. 

Sipas deklaratës së anëtarit të familjes bëhet e ditur se personi i raportuar si i zhdukur, me datën 2 maj  rreth orës 07:30, kishte dalë nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur, ndërsa së fundi thuhet të ketë pasur këtë dukje:

I gjatë rreth 180 cm, peshë rreth 60 kg, flokë të zeza të thinjura, sy të gjelbër.

Të veshur kishte xhemper dhe xhaketë të shkurtër ngjyrë të zezë, pantallona të zi dhe këpucë ngjyrë të zezë.

Apelohet tek të gjithë qytetarët që për çdo informacion që ka të bëjë me personin e raportuar si të zhdukur, të informojnë policinë përmes numrave kontaktues:   192, 028 582 087, 028 532 366