lajmi.net

Zhduken vlerat e Prizrenit

Stadiumi do t`ia shtonte edhe më shumë bukurinë qytetit të vjetër kosovar. Por krejt kjo, nëse ky qytet të mos dëmtohet nga rrënimet e kohëve të fundit.

Lajme

21/12/2017 22:43

Shumë shpejt, Prizreni mund të mbetet pa shtëpitë karakteristike që deri më tani e kanë bërë qytet të veçantë. Këto ditë shtëpia e Myftiut pati fatin e shumë shtëpive dhe Haneve të vjetra të cilat u rrënuan dhe u kthyen në parkingje.

Prizrenin e bëjnë të vecantë objektet e trashigimisë kulturore dhe shtëpitë karakteristike. Por numri i këtyre objekteve sa vjen e zvoglohet.

Deri dy ditë më parë, këtu ka qenë një shtëpi që barte në vete vlera të rëndësishme kulturore e arkitektonike. Por cdo gjë humbi brenda ditës.

Jusuf Xhibo, U.d. i drejtorit të QRTK-së tha se përvec vlerave arkitektonike, shtëpia kishte edhe vlera historike.

Inspektorët komunalë arritën të identifikojë në teren, bageristin që kreu rrëimin, por jo edhe të atë që urdhëroi shëmbjen e shtëpisë.

Lista e gjatë e bashkpronarëve ka bërë që akoma të mos dihet se kush e deshi ta rrafshojë një objekt të tillë.

Bujar Hasani, drejtor i inspektoriatit, megjithëse ka drejtuar dikasterin e inspektoriateve, thotë se në objekte të tilla nuk po investohet dhe ato po shkojnë drejt shuarjes.

Sipas të dhënave të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore Ministruisë së Kulturës, shtëpia në fjalë është inventarizuar në vitin 2003, derisa nën mbrojtje të përkohshme është nga viti 2015-2016.

E për shkatërrimin e objekteve të rëndësishme të trashigimisë kulturore kanë reaguar edhe organizata “Ec Ma Ndryshe” .

LM