Zhduken dy femra shtetase të huaja në Bjeshkët e Nemuna

Dy femra, shtetase të huaja janë zhdukur tash e pesë ditë në Bjeshkët e Nemuna.

Lajme

18/08/2019 23:51

Dy femra, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Ato hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vërmosh me makinën e tyre më 13 gusht të këtij  viti.

Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës.

“Ju lutemi shpërndani lajmin dhe të shpresojmë që ato janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë ose Malit të Zi. Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre”, thuhet në një njoftim që është hedhur në rrjetet sociale. /Lajmi.net/