Zhbogar: Kosova ka treguar shembull të mirë në luftimin e ekstremizmit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar një konferencë në lidhje me ekstremizmin fetar dhe problemet me të cilat përballet edhe Kosova në këtë aspekt.

Lajme

20/10/2015 12:26

Pjesëmarrës në këtë panel janë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe Samul Zhbogar, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë.

Me këtë rast, Zhbogar tha se “radikalizmi fetar është problem në tërë botë dhe jo vetëm në Kosovë”.

“Por, Kosova ka treguar shembull të mirë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit duke reaguar shpejtë në raste të individëve të caktuar. Gjithashtu shteti i Kosovës, ka mësuar nga praktikat e vendeve të rajonit dhe tanimë ka një përvojë në lidhje luftimin ekstremizmit fetare”, tha ai.

Ministri Hyseni thejksoi  se pavarësisht problemet që i kemi me disa shtetas kosovarë që luftojnë  në vende të huaja, “feja islame mbetet një praktik e mire, përpos që për interesa të caktuara disa individë e keqinterpretojnë”.

Ai ka deklaruar se ekstremizmi po luftohet çdo dite e më tepër dhe rezultate e kësaj lufte janë të dukshme. (Rtk).