Zhbogar i kërkon Ahmetit investime në rrugën që dërgon te Pallatit i Drejtësisë (video)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në një takim përfaqësuesen e Bashkimit Europian në Kosovës, Samuel Zhbogar, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për projektet që planifikon t'i realizojë komuna e Prishtinës.

Lajme

16/01/2015 16:51

Në këtë takim, i cili zgjatë më shumë se një orë, Ahmeti e Zhbogar thanë se diskutuan lidhur me përgjegjësitë infrastrukturore që ka Komuna e Prishtinës, sa i përket Pallatit të Drejtësisë, i cili do të hapet në muajin shkurt dhe për projektin e kogjenrimit.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se Komisioni Europian ka bërë kërkesë që të funksionalizohet edhe rruga edhe transporti publik që çojnë te Pallati i Drejtësisë, i cili është ndërtuar afër Hajvalisë.

“Së shpejti do të vihet në funksion Pallati i Drejtësisë, i cili është një prej projekteve më të mëdha të financuara nga Komisioni Europian, e që të funksionalizohet në shkurt. Kërkesa zyrës së BE-së ka ka të bëjë me investimet rrugë edhe transportin publik dhe zgjidhjen e pengesave tjera të infrastrukturës që mund të ketë në artierien që lidhë qytetin me këtë objekt”.

“Po ashtu diskutuam edhe për projektin e kogjenerimit dhe vazhdimin e projektit në zgjerimin e Termokosit dhe rehabilitim e nënstacioneve të cilat do të na mundësojnë një ngrohje më kualitative për qytetarët”, tha Ahmeti.

Ndërkaq përfaqësuesi i BE-së Samuell Zhbogar, tha se janë krenar që janë partnerë në projektin e kogjenerimit, pasi shumë qytetarë janë duke përfituar nga ky projekt.

Kurse sa i përket Pallatit të Drejtësisë, ai përmendi që është investimi më i madh që ka bërë Bashkimi Europian, ndërsa ka kërkuar nga kryetari Ahmeti që të punojë në përmbushjen e përgjegjësive që ka komuna.

“Ne jemi partner shumë krenar në projektin e Termokosit, sepse mendoj se shumë qytetarë të Prishtinës janë të gëzuar dhe janë duke i shijuar përfitimet nga ky projekt, kështu që ne do të vazhdojmë këtë partneritet edhe gjatë këtij viti”.

Ai përmendi edhe një projekt, që sipas tij, është i vogël, por i rëndësishëm emërtimi i rrugëve gjegjësit vendosja e shenjave.

Zhbogar po ashtu tha se kryetari Ahmeti e njoftoi me projekte që kanë të bëjnë me transportin publik dhe parkingjet në qytet. Ai tha se këto projekte janë kyçe për qytetarin, ku i dëshiroi sukses në implementimin  e tyre.

Po ashtu Zhbogar tha se në ballë të projekteve të mëdha është shumë e rëndësishme që të vendosen njerëz profesionistë.