Zhbogar: Afati deri në vitin 2025 është tejet ambicioz për çdo vend kandidat të Ballkanit Perëndimor

Strategjia e BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor ofron perspektivë të qartë evropiane për të gjitha gjashtë vendet e rajonit, por Brukseli nuk do të lejojë pranim të vendeve me çështje të hapura, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Shkup shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni ambasadori Saumel Zhbogar pas prezantimit të strategjisë në Strasburg.

Lajme

06/02/2018 19:26

Lidhur me kornizën kohore që theksohet në Strategji, në vitin 2025 të pranohen anëtare të reja në Union, Zhbogar tha se kjo është një datë tejet ambicioze dhe se kjo nuk paraqet afat përfundimtar, por kjo është datë përfundimtare potenciale në të cilën duhet të shihet si inkurajim i vendeve në zbatimin e reformave të nevojshme dhe përmbushjen e kritereve.

“Vlerësimet janë se asnjëra nga vendet kandidate, sipas nivelit ekzistues të reformave dhe arritjeve, nuk është e gatshme për pranim në Union dhe se duhet në mënyrë dramatike të ndryshohen punët te secili nga gjashtë vendet lidhur me intensifikimin e reformave dhe t’u tregohet vetë vendeve anëtare se ekziston afrim i vërtetë ndaj standardeve të BE-së”, deklaroi Zhbogar.

Në Strategji, shtoi, qastë është theksuar se KE-ja është e gatshme të fillojë negociata për inkuadrimin e Maqedonisë dhe se është me rëndësi të ketë konsensus kombëtar lidhur me perspektivat evropiane dhe të mbështeten reformat.

I pyetur për Maqedoninë, ambasadori Zhbogar tha se në Maqedoni është bërë progres i madh në reformat në muajt e fundit, por, gjithashtu, tregon dhe se Komisioni është i gatshëm të fillojë negociata inkuadruese me Maqedoninë. Në këtë rast, është me rëndësi, theksohet të ketë konsensus kombëtar për inkuadrim drejt BE-së, si dhe mbështetjen e reformave që po zbatohen.

Në këto procese, sipas Zhbogarit, duhet të përfshihen të gjitha palët, duke përfshirë opozitën, si dhe sektorin civil.

Lidhur me marrëdhënie e fqinjësisë së mirë të cilat gjithashtu janë një ndër parimet e BE-së dhe ka të bëjë për të gjitha vendet kandidate, Zhbogar tha se marrëveshja me Bullgarinë si shembull i shkëlqyer i zgjidhjes së çështjeve të hapura të inicuar nga të dyja vendet, ndërsa e përmendi edhe ripërtëritjen e negociatave me Greqinë, që sipas tij, është inkurajuese.

“Është shumë mirë nëse ekziston dialog. mendoj se ekziston atmosferë për zgjidhjen e këtij problemi. Besojmë se procesi do të përfundojë me sukses. Vetë negociatat po zhvillohen nën mbështetje të BE-së dhe duhet të vazhdojnë në këtë drejtim”, vlerësoi Zhbogar./Zhurnal.mk/