Zhbllokohet rezultati në “Old Trafford”, shënon Diallo

Amad Diallo është protagonisti kryesor i Manchester United në ndeshjen ndaj Milanit.

Sport

11/03/2021 20:08

Talenti i ri i Manchester United, Amad Diallo, ka shënuar ndaj Milanit në kuadër të 1/8 të finales së Europa League, transmeton lajmi.net.

Diallo u inkuadrua në min 46′ në lojë, dhe arriti të shënojë pas katër minutash qëndrim në fushë.

Amad Diallo zhbllokoi rezultatin në min (50′) pas një asistimi të mirë nga Bruno Fernandes.

Rezultati momental, Manchester United 1-0 AC Milan./Lajmi.net/