Zhbllokohet derbi, Llapi në avantazh kundër Prishtinës

Është zhbllokuar rezultati i takimit Prishtina – Llapi.

Sport

13/09/2019 19:35

Prishtina dhe Llapi janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt, ndeshje në të cilën e gjithë vëmendja i shkoi tribunës lindore, ku po qëndronin ‘Plisat’.

Luhej minuta e 32’ kur skuadra e Llapit arriti të gjente golin e epërsisë, me anë të Plakut, raporton lajmi.net.

Kjo është ndeshja e parë e Prishtinës këtë edicion nën urdhrat e Bylbyl Sokolit. Mbetet të shihet se si do të reagojnë ‘Bardh e kaltrit’. /Lajmi.net/