Zhang po planifikon të ardhmen e Interit, shumë ndryshime e disa transferime të reja

Presidenti i Interit Steven Zhang thuhet se do të kthehet në Milano për të hartuar plane për të ardhmen e Nerazzurrëve.

Sport

10/04/2021 11:54

Zhang aktualisht është në Nanjing, por sipas La Gazzetta dello Sport, ai mund të kthehet në Milano javën e ardhshme për të zhvilluar takime “thelbësore” për të ardhmen e klubit dhe, ndoshta, të shijojë trofeun e parë të Interit në epokën Suning, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Interi do duhet të qëndrojë në shtëpi në vetë-karantinë për 14 ditë, siç parashikohet nga ligjet italiane, por sapo të përfundojë periudha e vetë-izolimit, ai do të takohet me drejtuesit e klubit.

La Gazzetta dello Sport raporton se Zhang do të konfirmojë angazhimin e Suning për të mbështetur financiarisht Interin dhe do të vendosë buxhetin e transferimit për afatin kalimtar të verës.

Nerazzurri po planifikon të nënshkruajë me një mbrojtës të ri, një mesfushor të ri qendror dhe një sulmues që mund të mbështesë Romelu Lukaku.

Rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni janë gjithashtu midis përparësive të klubit dhe do të diskutohet me Zhangun.

Pronarët e Inter gjithashtu duhet të zgjidhin çështjet financiare të klubit, por duket se janë të gatshëm të mbajnë shumicën e aksioneve në Inter./Lajmi.net/