Zgjohet në mes të natës, sheh 150 gjarpërinj brenda shtëpisë së tij (Video)

Ankthi i një babai u bë i vërtetë kur u zgjua në mes të natës dhe e gjeti shtëpinë e tij të mbushur me gjarpërinj.

Fun

12/05/2016 16:39

Familja e tmerruar u detyrua që të largohet nga shtëpia pasi më shumë se 150 gjarpërinj kishin hyrë brenda shtëpisë.

Ata  u zgjuan nga zhurma e çuditshme që vinte prej këtyre gjallesave, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Pas gjithë këtij horrori, kryefamiljari kërkoi ndihmën e fqinjëve dhe më pas arritën që ta pastrojnë ambientin e tyre duke i kthyer gjarpërinjtë përsëri në pyll. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Indi.

Gjarpërinjtë kishin arritur që të futen brenda duke e bërë rrugën e tyre përmes murit, që vinte nga bodrumi./lajmi.net