Zgjoheni në mëngjes me ereksion? Shkencëtarët tregojnë pse ndodh kjo

Të zgjohesh në mëngjes me penis të ngritur është diçka shumë e zakonshme për meshkujt.

Lifestyle

28/11/2016 23:43

Kjo mund t’ju turpërojë para dikujt dhe ta bëjë shkuarjen në tualet më të vështirë, por ngritja e penisit në mëngjes mund të jetë diçka e mirë për marrëdhënien tuaj.

Tani shkencëtarët kanë zbuluar arsyet pse meshkujve u ‘zgjohet’ penisi sapo t’i hapin sytë. Sergio Diez Alvarez, drejtor i mjekësisë në Universitetin e Newcastle, Australi, në një artikull për The Conversation thotë: “Një ngritje në mëngjes mund të tregojë shumë rreth funksionit seksual të dikujt”, transmeton Gazeta Express.

Ereksioni i mëngjesit, apo siç njihet në mjekësi, ‘ënjtja penile’, jo vetëm që është një fenomen interesant fiziologjik, por gjithashtu mund të tregojë shumë rreth funksionit seksual të pacientit.

Ereksionet e mëngjesit prekin të gjithë meshkujt, madje edhe meshkujt në barkun e nënës dhe fëmijëve. Ereksionet penile ndodhin në përgjigje ndak efekteve komplekse të sistemit endokrin dhe sistemit nervor – gjëndrat që sekretojnë hormone në sistemin tonë – në enët e gjakut të penisit.

Kur ngjallet seksualisht, një mesazh dërgohet në tru, i cili dërgon mesazhe kimike tek nervat që furnizojnë enët e gjakut në penis, duke e lejuar gjakun që të rrjedhë në penis.

Gjaku më pas bllokohet nga muskujt e penisit, i cili bën që penisi të ngrihet, duke rezultuar në një mbledhje të fortë.