Zgjidhni problemet me kreativitet

Lirojeni veten nga problemet me mendje, duke imagjinuar se po ia zgjidhni problemin dikujt tjetër. Ose, mendoni që afati i fundit është më afër seç është me të vërtetë. Pse funksionin kjo? Kjo ju ndihmon që të keni mendime më të gjera, sepse mendoni gjatë tërë kohës se si ta zgjidhni problemin në mënyrë sa…

Lifestyle

30/10/2013 12:37

Lirojeni veten nga problemet me mendje, duke imagjinuar se po ia zgjidhni problemin dikujt tjetër. Ose, mendoni që afati i fundit është më afër seç është me të vërtetë.

Pse funksionin kjo?

Kjo ju ndihmon që të keni mendime më të gjera, sepse mendoni gjatë tërë kohës se si ta zgjidhni problemin në mënyrë sa më të mirë për dikë tjetër. Siç është edhe thënia: “Di t’i jap këshilla dikujt, por jo vetës”. Ndiqeni këtë mënyrë.

Merrni shembullin se si i bëni planifikimet për të shkuar në ndonjë pushim. Sa më të qetë jeni një muaj para se të shkoni dhe sa me stres jeni një ditë para se të niseni.

Një tjetër mënyrë është që t’i vizatoni dyshimet. Njëmend t’i vizatoni ato, në ndonjë letër që e keni afër, ose në ndonjë aplikacion në telefon, ose edhe në kompjuter. Kështu e shikoni se cili vizatim është më i shkurtër, më i lehtë dhe më i bukur. Shkoni përmes vizatimit dhe mund të merrni një përgjigje për zgjidhje të problemit.

Përse funksionin kjo?

Duke e realizuar një vizatim, ju ndihmon që të filloni supozimet që keni në lidhje me një problem. Kur mendoni gjatë gjithë kohës për problemin, është shumë më e lehtë ta kaloni atë problem kur mendimet ju kërcejnë nga truri në vizatim.