Zgjidhja e krizës në UP, sipas Bujës

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, thotë se do të veprojë sipas Ligjit duke sugjeruar Senatin e UP’së që ta zgjedh Kryesuesin e Senatit si ushtrues të detyrës së Rektorit. Buja premtoi se do ta dërgojë sa më shpejt në Qeveri për amandamentim Ligjit për UP’në.

11/02/2014 11:02

Pas dorëheqjes së Rektorit Ibrahim Gashi të prorektorëve dhe katër anëtarëve të Këshilli Drejtues, Ministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, thotë se do t’i sugjerojë Senatit të Universitetit të Prishtinës që ta zgjedh Kryesuesin e tij si ushtrues të detyrës së Rektorit, deri në zgjedhjet e reja në këtë institucion.

Buja tha se situata e jashtëzakonshme në UP e ngarkon atë që të ndërmarrë hapa konform Ligjit dhe pikës 6 të Ligjit për UP’në.

“Ju e dini që Rektori ka dhënë dorëheqje siç është vepruar dje edhe me pjesën e katërshes që e çon MASHT tek Këshilli Drejtues në Universitet dhe ka mbetur pjesa e pesëshes që është nga Universiteti dhe në fakt ajo pesëshe është pa funksion tanimë sepse duhet me statut të Universitetit të jenë 6 për të marrë vendime dhe për ta bërë hapin e radhës që duhet bërë”.

“Dhe, nëse do të duhej thënë se çfarë ministri do të bëjë, do të veprojë konform Ligjit dhe pikës 6 të Ligjit dhe kjo pikë na ngarkon për t’i marrë hapa të cilat janë të domosdoshme për t’i marrë në këso situata të jashtëzakonshme”.

\"petrit

Ministri Buja tha se situata e rënduar me UP’në tanimë e mbetur pa rektor, shtynë atë të sugjeroj Senatin që ta zgjedh një Kryesues të ri të senatit, ushtrues detyre të Rektorit.

“Qëndrimi i Kryesuesit të ri që do të zgjidhet, do të jetë i pranishëm deri në ditën kur Kuvendi do ta bëj punën e vet për ta realizuar Ligjin e ri dhe Statutin e UP’së më pastaj”.

“Këto rrethana të jashtëzakonshme janë që unë të realizoj duke dhënë mundësinë që ta sugjeroj Senatin që ta zgjedhë Kryesuesin e Senatit si ushtrues detyre dhe pastaj të mbetet brenda senatit gjithçka, gjersa unë të përcjellë mos të hënën, të premten, ligjin për t’u amandamentuar në Qeveri”.

“Besoj që Qeveria po atë ditë, të hënën do ta përcjellë në Kuvend, dhe pas ligjit, që tanimë e kemi gati do të përcjellim statutin e përplotësuar që e kemi gati ne si ministri dhe kjo kohë e menaxhimit nga vetë senati dhe ushtruesi i detyrës së kryesuesit të senatit që nënkupton ushtrues detyre të rektorit do të jetë mundësia të menaxhojë Universitetin deri sa Kuvendi ta bëj punën e vet, besoj të përshpejtuar, për ta realizuar ligjin dhe statutin më vonë”.