Zgjidhja anti-doping

FIFA ka vendosur të shfrytëzojë një laborator në Zvicër për të analizuar mostrat e gjakut dhe urinës të futbollistëve që do të marrin pjesë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Nikoqiri i garës së vitit të ardhshëm nuk ka një laborator funksional anti-doping, dhe agjencia botërore anti-doping, Wada, ia ka marrë kompetencën një laboratori në…

Sport

13/11/2013 19:20

FIFA ka vendosur të shfrytëzojë një laborator në Zvicër për të analizuar mostrat e gjakut dhe urinës të futbollistëve që do të marrin pjesë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Nikoqiri i garës së vitit të ardhshëm nuk ka një laborator funksional anti-doping, dhe agjencia botërore anti-doping, Wada, ia ka marrë kompetencën një laboratori në Rio de Janeiro, më herët gjatë këtij viti.

Andaj, mostrat do të analizohen në Lausanne.

“Për Kampionatin botëror të vitit të ardhshëm, FIFA dhe Wada do të përkujdesen që mostrat e gjakut dhe urinës të hetohen sipas strategjisë më të re në luftën kundër dopingut. FIFA ka marrë të gjitha masat e nevojshme për transferimin e mostrave për në laboratorin e caktuar në Lausanne”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të FIFA-së.