Zgjidhet misteri i krijimit të hënës?!

Objekti që është përplasur me Tokën e që prej rrjedhojë ka sjellë krijimin e hënës, ka qenë më i vogël nga sa mendohet, ky është përfundimi i një simulimi të ri.

Fun

23/12/2017 18:06

Kërkuesit e Institutit e Fizikës së Tokës në Paris kanë testuar mbi 2 miliardë kombinime me parametra të ndryshme për të zbuluar misterin se si është formuar Hëna. Përfundimi, kanë konkluduar ata, ka qenë një objekt afro 1/10 sa masa e Tokës.

Astronomët prej vitesh dyshojnë se hëna është krijuar pasi një protoplanet, i quajtur Theia u përplas me të sapoformuarën Tokë, një e teori kjo e dalë prej vitit 1970.

Mendohet se përplasja solli krijimin e një mase të madhe mbetjesh, të cilat u bashkuan duke formuar hënën. Megjithatë, deri më tani, astronomët nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se si kjo masë e la si hënën ashtu edhe Tokën kimikisht të ngjashme.

Kjo çon në dy ide të tjera, të cilat parashikuan masa të ndryshme për objektin që goditi. E para, dy gjysmë-toka u shkrinë për të formuar sistemin Tokë-Hënë, dhe e dyta, Theia ishte një projektil i vogël me shpejtësi të lartë që u përplas në një Tokë të re më të madhe dhe që rrotullohej me shpejtësi, transmeton Top Channel.

Për të provuar dhe zgjidhur misterin, James Badro në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris vendosi që bashkë me kolegët e tij të përcaktojnë se si përputhet secila ide me kiminë e planetit tonë.

“Ne e dimë se ndikimi gjigant ka ndodhur brenda 100 milionë vitesh dhe se impaktori, pavarësisht nëse është ka qenë i vogël apo i madh, duhet të ketë lënë një prerje kimike në mantelin e Tokës”, ka deklaruar ai për “New Scientist”.