Zgjerohen hetimet për lojtarin e Premier League – dyshohet për dy përdhunime të tjera

Një lojtar i Premier League vazhdon të jetë duke u dyshuar për përdhunim.

Sport

06/07/2022 08:32

Ditë më parë është raportuar për një arrestim të një lojtari të Premier League, nga Londra veriore.

Emri i lojtarit nuk është bërë i ditur akoma, për arsye ligjore, por ‘Telegraph’ ka dhënë disa të reja shtesë për rastin, përcjell lajmi.net.

Policia angleze tashmë dyshon se lojtari në fjalë është i përfshirë edhe në dy përdhunime të tjera.

Hetimet për lojtarin janë zgjeruar dhe do të intensifikohen kërkimet për të zbardhur rastin.

Thuhet se lojtari i cili është duke u hetuar pritet të luajë në Kupën e Botës 2022 (nëse gjithçka shkon mirë). /Lajmi.net/