Zgjedhjet si test për progres
Përpjekjet e Bashkimit Europian për integrim të sistemit politik të Kosovës do të përballen me një test të rëndësishëm më 3 nëntor, kur serbët dhe shqiptarët të votojnë në zgjedhjet komunale.

Lajme
Zgjedhjet janë ende moment më i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në prill të këtij viti, e që arriti përparimin më të madh në 14 vjetët e fundit në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të ndryshme kosovare dhe ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Ky përparim i mundësoi BE’së të fillojë bisedimet me Kosovën të hënën më 28 tetor për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që është hapi i parë drejtë BE’së. Udhëheqësit evropianë janë duke pritur që në dhjetor ta lejojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Serbinë. Shtyrja e këtij miratimi formal, është në pjesën e destinuar për ta inkurajuar Serbinë që të ndihmojë për të siguruar që zgjedhjet nuk do të bëhen një pikë e nxehtë.
Zgjedhjet lokale do të shoqërohen me ndryshime në administratën publike në veri të Kosovës i cili kontrollohet nga komuniteti serb. Gjithashtu shumica e shërbimeve publike duke përfshirë gjyqësorin dhe policinë kanë mbështetje financiare nga Serbia. Pas zgjedhjeve, financimi do të kalojë në autoritetin e përgjithshëm të qeverisë qendrore të Kosovës por do të krijohen degë të veçanta të gjyqësorit dhe policisë për t’u shërbyer etnive serbe në veri të Kosovës.
Politikanët nga Serbia janë lejuar të hyjnë në veriun e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore. Më të – duke përfshirë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç – kanë inkurajuar pjesëmarrjen. Serbët nuk pritet, megjithatë, të dalin në numër të madh. Ka pasur edhe raporte të frikësimit të votuesve në këtë pjesë të Kosovës dhe vrasja e një anëtari të BE’së nga Lituania ka ushqyer ankth te të tjerët.
Shqetësimet në lidhje me ndikimin e ndryshimeve po përforcohen nga roli i sektorit publik si ofrues më i madh i vendeve të punës në Veri të Kosovës. Filip Ejdus i Qendrës së Politikës dhe Sigurisë dhe Leon Malazogu nga Instituti për Zhvillim të Demokracisë thonë se integrimi i institucioneve do të rezultojë në disa shkurtime të pagave për nëpunësit civilë dhe për stafin e spitaleve gjithashtu edhe në eliminimin e disa vendeve të punës.
Shumica e liderëve serbë në veri dhe jug kanë formuar një lëvizje politike të quajtur “Lista Serbe”. Megjithatë, disa grupe të vogla serbe kanë dalë në pah.
Marrëveshja e Prillit parashikoi që zgjedhjet do të çojnë në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo do të përfshijë gjashtë zona në jug të Kosovës, në komunat ku serbët janë komuniteti më i madh. Kjo ka nxitur frikën në mesin e kosovarëve që ndikimi i serbëve “do të rritet”. Kosova Jugore është shtëpi për shumicën e serbëve të vendit.
Zgjedhjet gjithashtu do të bëjë hapësirë në agjendën e të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjes së prillit. Detajet, përfshirë afatet kohore, mbetet sekret, por raportet vendore tregojnë se shumica e piketave janë të vendosur në mes të zgjedhjeve lokale dhe në fund të këtij viti.
Zgjedhjet gjithashtu do të bëjnë hapësirë në agjendën e përqendrimit në zbatimin e marrëveshjes së prillit. Detajet, përfshirë afatet kohore, mbeten sekret, por raportet vendore tregojnë se shumica e pikave janë të vendosura në mes të zgjedhjeve lokale dhe në fund të këtij viti.
Procesi i implementimit do të nxjerrë në pah disa nga sfidat ligjore të ngritura nga marrëveshja e prillit. Për shembull, sipas Kushtetutës së Kosovës, Gjykatat Themelore mund të vendosen në nivel rajonal si të vetme, ndërsa Marrëveshja e Prillit parashikon se ato do të ngrihen në nivel komunal në veri.
Për të lehtësuar ankthin e publikut në veri, Ejdus dhe Malazogu argumentojnë se programet e asistencës sociale duhet të përbëjnë prioritet për qeveritë lokale dhe kombëtare.
(European Voice)