Zgjedhjet, një sukses i jashtëzakonshëm

Samuel Zbogar deklaroi se fakti që zgjedhjet lokale ishin të organizuar në mbarë territorin e Kosovës, është një sukses i jashtëzakonshëm.

Lajme

02/12/2013 16:00

Zgjedhjet e djeshme janë vlerësuar lartë edhe nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i BE’së në Kosovën, Samuel Zbogar, deklaroi se fakti që zgjedhjet lokale ishin të organizuar në mbarë territorin e Kosovës, është një sukses i jashtëzakonshëm.

Zbogar ka uruar kryetarët e porsazgjedhur për besimin e marr në këtë proces, dhe ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje.

“Pres me padurim që të fillojë së punuari me të gjithë të zgjedhurit, për të përshpejtuar të ardhmen evropiane të Kosovës”.

“Përgëzoj edhe mekanizmat kosovar dhe ndërkombëtar të sigurisë, si dhe KQZ’në dhe OSBE’në për rolin e tyre në lehtësimin e këtij cikli zgjedhor, pavarësisht kompleksitetit të tyre”.