Zgjedhjet në veri, Sveçla: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë
Sot në katër komunat me shumicë serbe po mbahen zgjedhjet. E lidhur me mbatjen e këtyre zgjedhjeve është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai thotë se nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mire. “Sa i takon aspektit të sigurisë, aspektit të Ministrisë së Punëve të…
Lajme
Sot në katër komunat me shumicë serbe po mbahen zgjedhjet.
E lidhur me mbatjen e këtyre zgjedhjeve është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai thotë se nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mire.
“Sa i takon aspektit të sigurisë, aspektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë zgjedhje të suksesshme. Nuk pati asnjë incident apo problem të vogël. Aspekti politik, është gjë shumë e keqe që shtetasit tanë të nacionalitetit serb, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të Beogradit e strukturave kriminale të tij, nuk kanë marrë pjesë. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, nëse shohim aspektin ligjor, zgjedhjet janë të suksesshme dhe rezultat i këtyre zgjedhjeve do të jenë institucione e zyrtarë që do t’i shërbejnë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sveçla për KTV-në.
Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e tretë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 15:00.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull dhe se nuk është njoftuar për ndonjë pengesë.
Më tutje Elezi ka thënë se deri në këtë orë kanë votuar 1085 qytetarë./Lajmi.net/