Zgjedhjet në Veri nën udhëheqjen e Dacic
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kritikon Qeverinë lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Veriun e Mitrovicës.

Lajme
Rexhep Selimi, Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në fillim të seancës së Kuvendit, ka bërë kritika të mëdha për Qeverinë e Kosovës, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Veriun e Mitrovicës.
Ai ka thënë se situata e krijuar atje është produkt i marrëveshjeve mes Kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.
“Në Veri ka pasur këso zgjedhje edhe në kontrollin e hekurt të Miloshevicit, por edhe tash zgjedhjet në Veri u mbajtën nën udhëheqjen e Dacicit, i cili posa vërejti që në atë pjesë do të humb ‘Srpska’, kërkoi përsëritje të zgjedhjeve”.