Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut në fund të shkurtit
Valdete Daka thotë se zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut nuk mund të mbahen deri në fund të muajit shkurt. Ajo thotë se Presidentja Jahjaga duhet të shpall ripërsëritjen e këtyre zgjedhjeve.
Lajme
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Kryetari të Komunës së Mitrovicës Veriore nuk mund të mbahen deri para fundit të muajit shkurt.
Kështu deklaroi sot kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, raporton RTK.
Pasi që kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Krstimir Pantic dështoi që të jap betimin, Daka ka sqaruar se tani është kompetencë e Presidentes Atifete Jahjaga që të shpall përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut.