Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, opsioni i fundit i PDK-së

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e njeh Partinë Demokratike të Kosovës si grupin më të madh parlamentar, duke i dhënë edhe të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, ka shtyrë drejtuesit e kësaj partie që t’i ndezin motorët. 

Lajme

24/08/2014 09:55

Partia e Hashim Thaçit është duke i menduar tri opsione për dalje nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Kriza kishte nisur kur blloku opozitar LDK-AAK-Nisma kishte nënshkruar një marrëveshje për krijimin e qeverisë së opozitës, duke u betuar që në asnjë rrethanë të mos lejojnë krijimin e qeverisë “Thaçi 3”.

Burime të gazetës Tribuna brenda PDK-së bëjnë të ditur se krerët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar seriozisht situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili i jep të drejtën kësaj partie për ta propozuar emrin e kryeparlamentarit.

Sipas këtij burimi, PDK është duke i menduar tri opsione për zgjidhjen e ngërçit politik, ndërsa si opsion i tretë llogaritet mbajtja e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. (Tribuna)