Zgjedhjet e Përgjithshme më 21 shtator
Lajmi.net mëson se liderët kryesorë të Kosovës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli, janë pajtuar sot që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në shtator. Data 21 shtator, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Data e Zgjedhjeve.

Lajme
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen më 21 shtator të vitit që vjen.
Kështu ka mësuar lajmi.net nga burime të sigurta.
Kjo datë mësohet të jetë përmendur në takimin e mbajtur sot në mëngjes mes liderëve kryesorë politikë kosovarë me Ambasadorën Amerikane, ku temë qendrore ishte reforma zgjedhore.
“Data 21 Shtator është pothuajse e sigurt se do të jetë Data e Zgjedhjeve të Përgjithshme”, ka pohuar një burim për lajmi.net.
Për këtë datë thuhet se ka një pajtim të përgjithshëm edhe të liderëve.
Në këtë takim, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli, janë pajtuar gjithashtu që të përfundojnë sa më shpejt reformën zgjedhore, për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve nacionale me Ligjin e ri Zgjedhor në muajin shtator të vitit 2014.