Zgjedhjet e brendshme në VV, analistët: Proces aspak demokratik

Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që mbahen të dielën, Albin Kurti s’ka kundër kandidat. Por, derisa njeriu që e drejton qeverinë u zotua për një proces demokratik, një politolog nuk është i mendimit se janë plotësuar nivelet themelore të demokracisë. “Ka ndodhë edhe një test për kandidatët e ka pas përjashtime të kandidatëve…

Lajme

24/09/2022 21:07

Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që mbahen të dielën, Albin Kurti s’ka kundër kandidat.

Por, derisa njeriu që e drejton qeverinë u zotua për një proces demokratik, një politolog nuk është i mendimit se janë plotësuar nivelet themelore të demokracisë.

“Ka ndodhë edhe një test për kandidatët e ka pas përjashtime të kandidatëve dhe kjo gjithsesi se e mohon demokracinë e mirëfilltë e vullnetin për tu zgjedhur ose për të zgjedhur brenda një sistemi politik” tha Albinot Maloku.

Ai tregon se priste që Kurti të rikandidonte, porse kjo sipas tij nuk do të sjellë reformat e nevojshme brenda këtij subjekti politik.

E Shqipe Pantina që ishte pjesë e Lëvizjes thotë se shumë anëtareve u është mohuar e drejta për të kandiduar për udhëheqës të degëve.

“Mënyra si është ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe po ashtu dhe si është zhvilluar deri të tani nuk lë hapësirë për zhvillimin, ti quajmë ashtu të kuadrove apo njerëzve që do të kishin kapacitet lidershipi të krahasueshëm me Albin Kurtin, një përpjekje që patëm bërë në vitin 2017 ju e dini që pati dështuar” deklaroi Pantina.

Në krye të Grave brenda kësaj lëvizjeje po synon të jetë Albulena Haxhiu, po ashtu pa kundërkandidate. /KlanKosova