Zgjedhjet e 9 shkurtit, nga KQZ flasin për votimin me kusht: Nuk do të lejohet në çdo Qendër Votimi
Zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme do të shoqërohen me disa ndryshime thelbësore. Kjo për shkak të Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023. Në vargun e këtyre ndryshimeve hyn edhe votimi me kusht. Ky lloj votimi, sipas KQZ-së, nuk do të bëhet i mundur në çdo Qendër Votimi ashtu siç…

Lajme
Zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme do të shoqërohen me disa ndryshime thelbësore.
Kjo për shkak të Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023.
Në vargun e këtyre ndryshimeve hyn edhe votimi me kusht.
Ky lloj votimi, sipas KQZ-së, nuk do të bëhet i mundur në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore.
Do të mundësohet vetëm në qendrat e votimit të cilat do t’i caktojë KQZ-ja.
Këto ndryshime janë prezantuar me anë të një videomesazhi, nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.
Kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara të Përgjithshme, zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, numri i Qendrave të Votimit në 38 komunat e Kosovës ishte 888 Qendra Votimi dhe në secilën prej tyre ishte i mundur votimi me kusht./Lajmi.net