Zgjedhjet afër – Lumir Abdixhiku do të udhtojë për Gjermani dhe Zvicër ta takojë mërgatën kosovare
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, do të vizitojë më 13 dhe 14 dhjetor Gjermaninë dhe Zvicrën për t’u takuar me mërgatën kosovare. Takimet kanë për qëllim të prezantojnë programin dhe planet zhvillimore të LDK-së, si dhe të diskutohen projektet që synojnë të fuqizojnë ekonominë, funksionalizimin e shtetit dhe shpresën për të rinjtë. Në…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, do të vizitojë më 13 dhe 14 dhjetor Gjermaninë dhe Zvicrën për t’u takuar me mërgatën kosovare.
Takimet kanë për qëllim të prezantojnë programin dhe planet zhvillimore të LDK-së, si dhe të diskutohen projektet që synojnë të fuqizojnë ekonominë, funksionalizimin e shtetit dhe shpresën për të rinjtë.
Në njoftimin e tij, Abdixhiku i fton bashkatdhetarët që të bashkohen dhe të diskutojnë hapur rreth vizionit të partisë: “Të flasim hapur për programin tonë, për planin zhvillimor që i jep shtytje ekonomisë, funksionalizimit të shtetit dhe shpresë rinisë. Të diskutojmë projektet që e çojnë Kosovën drejt standardeve që i meriton, drejt një vendi që krenohet me qytetarët e vet, brenda e jashtë atdheut.”
Postimi i plotë:
E dashur Mërgatë,
Më 13 dhe 14 dhjetor, kandidati ynë për kryeministër, Lumir Abdixhiku, vjen në Gjermani dhe Zvicër për t’u takuar me ju, njerëzit që kurrë s’e keni kursyer as mundin e as dashurinë për Kosovën.
Ejani! Të flasim hapur për programin tonë, për planin zhvillimor që i jep shtytje ekonomisë, funksionalizimit të shtetit dhe shpresë rinisë. Të diskutojmë projektet që e çojnë Kosovën drejt standardeve që i meriton, drejt një vendi që krenohet me qytetarët e vet, brenda e jashtë atdheut.
Le ta bëjmë bashkë këtë ndryshim!
Le ta zgjedhim shpresën, le të fitojmë për Republikë.
Zgjedh LDK-në./Lajmi.net/