Zgjedhje pozitive

Sipas ENEMO's zgjedhjet e 1 dhjetorit u realizuan në mënyrë efikase. Zlavko Vujovic vlerësoi pozitivisht punën e KQZ'së, Policisë dhe Prokurorisë. Votimi familjar dhe kërcënimi i votuesve për ta votuar një kandidat të caktuar, janë disa nga parregullsitë.

Lajme

03/12/2013 14:26

Në përjashtim të disa parregullsive, procesi zgjedhor i 1 dhjetorit është vlerësuar me notë pozitive nga Misioni i pavarur Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, ENEMO.

Në një konferencë për media shefi i këtij misioni Zlavko Vujovic ditën e zgjedhjeve e ka vlerësuar si të qetë pavarësisht dhunës në disa vendvotime.

“Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë është realizuar bë mënyrë efikase nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve”.

“Dita e zgjedhjeve ka qenë e qetë dhe i ka pasqyruar përmirësimet e mëtejshme të realizmit të votimit dhe numërimit dhe mbylljes nga KVV`të, pavarësisht disa rasteve të regjistruarat dhunës në vendvotimeve”.

Në përfundimet paraprake që kanë dalë nga raporti i ENEMO`së përfshinë edhe parregullsitë që e kanë përcjell  procesin zgjedhor të  balotazhit.

“Në bazë të raporteve të vëzhguesve, votimi familjar ka qenë sfidë për shumë vendvotime”.

“Janë raportuar disa raste kur zyrtarë të ndryshëm publikë kanë ushtruar presion kërcënime mbi qytetarët për të votuar për kandidatë të caktuar. Bashkëbiseduesit e ENEMO-s kanë deklaruar se shumica e kërcënimeve i është drejtuar shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe nëpunësve publikë”.

“Vëzhguesve të ENEMO’s dhe medieve i janë raportuar disa raste të blerjes së pretenduar të votave”.

“Në disa komuna është vërejtur fushatë negative-në masë të madhe në Gjakovë dhe Shtërpcë”.

“Ndonëse periudha zyrtare për fushatën politike për raundin e dytë ka qenë e shkurtër, në praktikë ajo asnjëherë nuk është ndalur pas raundit të parë, duke u përqendruar në fushatën derë më derë nga shumica e subjekteve politike, të cilat i mbështesin kandidatët për kryetarë komunalë”.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të 1 dhjetorit, ENEMO ka dërguar 28 vëzhgues nga organizatat anëtarë të cilat kanë vëzhguar procesin zgjedhor në 155 vendvotime në 25 komuna në garën për balotazh, përfshirë edhe votimin e përsëritur në 3 vendvotime në Zveçan.

Pozitivisht është vlerësuar edhe puna e KQZ`së  Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë të cilat kanë bartur barrën kryesorë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“KQZ dhe sekretariati i KQZ`së e ka kryer punën në mënyrë profesionale në pjesën më të madhe të aktiviteteve zgjedhore”.

“ENEMO dëshiron ta përgëzoj Policinë dhe Zyrat e Prokurorëve të Kosovës, për efikasitetin e tyre në procedimin e të gjitha rasteve të pretenduara të mashtrimeve, keqpërdorimeve dhe dhunës zgjedhore”.

“ENEMO sërish nxitë institucionet gjyqësore që ta vazhdojnë procedimin e të  gjitha rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorime zgjedhor, në mënyrë profesionale, të menjëhershme dhe transparente”.

Misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve I ka rekomanduar të gjitha institucioneve zgjedhore që ta rrisin transparencën e punës në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në vitin e ardhshëm.