Zgjedhja e Dërgutit në postin e ri, mirëpritet nga gratë deputete

Grupi i Grave Deputete (GGD) e ka mirëpritur zgjedhjen e deputetes Aida Dërguti në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

13/03/2015 15:14

Sipas tyre, Aida Dërguti është gruaja e parë e zgjedhur nga një parti shqiptare në këtë pozitë, prandaj duke përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje, GGD pret që në të ardhmen këtë shembull ta ndjekin edhe partitë tjera.

GGD thotë se ato që prej tani ata do të angazhohen që njëjtë të ndodhë edhe në Qeveri, komuna, si dhe në institucione dhe organizata të sektorëve të ndryshëm, ku numri i grave në poste drejtuese, është pothuajse simbolik.

GGD-ja pret nga gratë në Kryesinë e Kuvendit, të cilat për herë të parë edhe për nga numri janë barabarta me burrat, se do t’i kontribuojnë edhe më fuqizimit të gruas, ndërsa në këtë mënyrë edhe demokracisë”, theksohet në deklaratën e Grupi të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/