Zgjedhja e Beyer, Balla: Mbështetës i rrugës evropiane

Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot Peter Beyer për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në detyrën e Reporterit për Kosovën.

Lajme

14/11/2019 15:20

Deputeti gjerman, Beyer u zgjodh me 33 vota, ndërsa ishte në garë me deputetin rus Kondratyev, i cili mori 6 vota.

Balla vlerësoi se “Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Sapo urova kolegun Peter Beyer (33 vota) për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në detyrën si Reporter për Kosovën, në garë me deputetin rus Kondratyev (6 vota). Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi Balla.