Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022. Në komunikatën për media bëhet e ditur se zgjatja e afatit bëhet duke u…
Lajme
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.
Po ashtu aty thuhet se duke u bazuar në Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje.
Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.