Zëvendëskryeministri Thaçi solidarizohet me të prekurit nga vërshimet

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, njëherë edhe lideri i partisë politike më të madhe në vend, Hashim Thaçi, është shprehur i shqetësuar me vërshimet që kanë përfshirë rajone të tëra të Kosovës.

Lajme

06/01/2016 21:24

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministri Thaçi kujtoi se qytetarët e Kosovës kanë ditur të jenë solidarë sa herë ka qenë nevoja dhe ka kërkuar që edhe në këtë kohë të tregohet solidaritet për nevojtarët.

Ai gjithashtu ka lavdëruar autoritetet e vendit që kanë reaguar menjëherë për t’ju dal në ndihmë të prekurve./lajmi.net

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Thaçit:

Jam i shqetësuar me lajmet nga e tërë Kosova për vërshimet që kanë përfshirë rajone të tëra, duke prekur dhe rrezikuar pronën publike dhe private. Autoritetet janë mobilizuar që t’ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. Qytetarët e Kosovës, në kohë të rënda, gjithmonë kanë treguar solidaritet dhe kujdes shembullor. Është koha për solidaritet të tillë përsëri. Të gjithë jemi me të prekurit nga vërshimet dhe me ata që janë duke punuar që t’u dalin në ndihmë atyre.