Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë, policia jep detaje
Policia ka dhënë detaje për ndalimin që i është bërë në kufi sot zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev.

Lajme
Sipas policisë në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, i është refuzuar hyrja në territorin e Kosovës një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, raporton lajmi.net.
“Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”, iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së”, bëhet e ditur në komunikatë.
Lajmi.net ka raportuar më herët edhe për ndalimin e autobusit të ekipit basketbollistik të Partizanit të Beogradit, të cilët planifikonin që të zhvillonin një ndeshje miqësore në Kosovë.
Lexo edhe:
Kjo është arsyeja pse Partizani i Beogradit nuk u lejua të hyjë në Kosovë
Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast ka thënë se të njëjtit nuk kanë poseduar leje për të hyrë në territorin e vendit.
“Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së)”, bëhet e ditur në njoftim. /Lajmi.net/