Zëvendësimet janë arma më e fortë e Barcelonës këtë sezon

Barazimi i Barcelonës ndaj Atletico Madrid erdhi vetëm pas golit të shënuar nga Ousmane Dembele, i cili në fushë erdhi si zëvendësues.

Sport

25/11/2018 11:18

Me këtë gol, Barcelona është skuadra që ka shënuar më së shumti gola me zëvendësuesit deri më tani në La Liga.

Në total, zëvendësuesit e katalunasve kanë shënuar gjashtë gola, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Ousmane Dembele me dy gola, Arturo Vidal me dy tjerë dhe Philpe Coutinho e Munir me nga një janë realizatorët.

Mund të themi se kjo është meritë edhe e trajnerit Valverde i cili gjithmonë i ka të qëlluara zëvendësimet.

Kujtojmë se gol si zëvendësues realizoi edhe Malcom në ndeshjen ndaj Inter në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/