Ministri i Albin Kurtit feston përkrah Vuçiqit në Serbi

23:48 | 9 Maj 2021

9 maji, dita e Fitores mbi fashizmin është festë kombëtare në Serbi.

Kjo festë në Serbi shënohet me një seri ngjarjesh dy ditore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shumë figura të larta politike serbe morën pjesë në ketë ngjarje, mes tyre nuk munguan as pjesëtarët e Listës Serbe, shkruan lajmi.net.

Në Facebook është kuptuar se në këtë ceremoni ka marr pjesë ministri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, morëm pjesë sonte në akademinë ceremoniale me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore”, thuhet në postimin e Jevtiqit.

Sidoqoftë nuk dihet se cili do të jetë reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë shumë kritikues ndaj qeverive të tjera që kanë mbajtur në poste të rëndësishme persona që janë të afërt me Vuçiqin.

Kujtojmë, se Dita e Fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore – 9 maj, si një festë kombëtare në Serbi, shënohet nga një seri ngjarjesh gjatë fundjavës, nga vendosja e kurorave, përmes koncerteve te fishekzjarrët, dhe me atë rast nga Tarraca Sava me nderimet më të larta ushtarake, një zjarr artilerie nderi. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/ministardaliborjevtic/posts/308208884089467