Zero raste në Prishtinë, Ahmeti: Jemi shumë vonë me intervenimin ekonomik

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti mendon se Kosova është vonuar në intervenimin ekonomik pas izolimit për shkak të pandemisë Covid-19.

Lajme

25/05/2020 23:58

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për të intervenuar në ekonomi nuk do të duhej domosdoshmërisht të pritej rihapja e plotë e vendit.

Postimi i plotë:

0 (zero) raste në Pr!

Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Sic do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…”

#rihapja
#ekonomia
/Lajmi.net/