Zëri i Popullit: Armët kimike

Qytetarët shohin rrezik nëse armët kimike asgjësohen në Shqipëri, e frika e tyre është se rreziku lehtë mund të përhapet edhe në Kosovë.

Lajme

14/11/2013 16:10

Qytetarët e Kosovës po ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri rreth kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare për të asgjësuar armët kimike të Sirisë në Shtetin Shqiptar.

Pjesa më e madhe e qytetarëve shohin rrezik nëse armët kimike asgjësohen në Shqipëri, e frika e tyre është se rreziku lehtë mund të përhapet edhe në Kosovë.

“Është shumë  e rrezikshme, ku e gjetën Shqipërinë”, thotë një qytetar për lajmi.net.

“Gjithë këto raste me kancer nuk vijnë me kofera, por në këtë formë”, shprehet një tjetër qytetar.

Ka nga ata që shohin rrezik të largimit të turistëve në rast se armët kimike asgjësohen në shtetin shqiptar.

“Do të kenë një minus të madh për turistët. Secili do të mendohet kur të niset në Shqipëri, kur e di çfarë ka ndodhur atje”.

Por, ka edhe nga ata që nuk shohin fare rrezik, madje thonë se kjo i jep reputacion Shqipërisë.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare i’a beson shtetit shqiptar këtë punë ky është një reputacion i madh dhe ju kot protestoni”.