Zërat kritik, Gjinovci: Pse nuk i qet VV-ja jashtë, me shku në zgjedhje e me u pastru kuvendi
Kohëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë dalë disa zëra kritik ndaj kësaj partie, nga vetë anëtarët e saj. Këto kritika në drejtim të VV-së kanë ardhur kryesisht pas zgjedhjeve brenda partisë, nga anëtarë që nuk u ndanë të kënaqur me procesin zgjedhor, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë, është deklaruar edhe analisti i çështjeve…

Lajme
Kohëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë dalë disa zëra kritik ndaj kësaj partie, nga vetë anëtarët e saj.
Këto kritika në drejtim të VV-së kanë ardhur kryesisht pas zgjedhjeve brenda partisë, nga anëtarë që nuk u ndanë të kënaqur me procesin zgjedhor, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë, është deklaruar edhe analisti i çështjeve politike, Rron Gjinovci, i cili ka shtruar pyetjen se pse VV-ja nuk i përjashton të pakënaqurit, në mënyrë që me shku në zgjedhje dhe si rrjedhojë, siç ka thënë analisti, “me u pastru kuvendi prej prapambeturisë”.
“Pse nuk i qet starapushkë jashtë prej partisë VV-ja qita “t’paknaqunit” e me shku edhe niher n’zgjedhje e si rrjedhojë mu pastru kuvendi prej prapambeturisë?”, ka thënë Gjinovci.
Kujtojmë se njëri nga zërat e pakënaqur është edhe deputeti Visar Korenica, i cili ka thënë se brenda VV-së ka një tendencë kontrolli.
Përveç Korenicës, ka qenë edhe deputeti Eman Rrahmani, i cili ka hedhur kritika në drejtim të deputetëve të VV-së, duke i quajtur disa prej tyre si “servil”, të cilët po mundohen të përfitojnë prej cilës do situate. /Lajmi.net/